Top News – Teleskopi Hubble/ Sjell shpërthimin e një supernove

Një verbim i shndritshëm, verbërues që zbehet deri sa zhduket: kështu shuhet një yll. Janë imazhet e jashtëzakonshme të një supernove, të fiksuara nga teleskopi hapësinor Hubble i NASA-s dhe asgjencisë hapësinore evropiane. Supernova, i quajtur SN 2018 gv, është ndezur brenda galaksisë spirale ngc 2525, rreth 70 milionë vite dritë larg sistemit diellor, në yjësinë Puppis të hemisferës jugore.

Shpërthimi i fiksuar nga Hubble ëhstë rezultat i një viti vëzhgimi në kuadër të programit të kërkimeve të Hubble të supernova-ve.

Shpërthimi i një supernove, një yll që shuhet pasi ka ezauruar bërthamën e tij të djegshme, është mes fenomeneve më të dhunshëm dhe më brilantë të kozmozit, me një ndricim që është deri në 5 miliardë herë më i fortë se ai i diellit. Asnjë spektakël piroteknik tokësor nuk mund të konkurojë me këtë supernovë të fiksuar në gjithë madhështinë e saj – shpjegojnë ekspertët. Analizimi i këtyre shpërthimeve, është i rëndësishëm sepse mund të ndihmojë astronomët të përllogarisin distancën e galaksive në të cilat ndodhen. Bëhet fjalë për informacione të cmuara, përfundojnë ekspertët, për të matur shkallën e zgjerimit të universit që sipas teorive aktuale kozmologjike po përshpejtohet.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hubble#TopChannel

Click here to get this post in PDF

Steve (15)

[email-subscribers-form id="1"]

Related Articles

Responses

MarketPlaceSocial.com 2022